Moti për nesër, 28 tetor 2019

Moti

Qëndra me presion të ulët (U) atmosferik e pozicionuar në gadishullin Apenin po afrohet gradualisht drejt Ballkanit perëndimor duke ndryshuar kushtet atmosferike në vendin tonë .

Moti do të jetë me vranësira mesatare  përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa zona qëndore dhe lindore do të jetë me kthjellime. Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 7/21°C
Zonat e ulëta 13/26°C
Zonat bregdetare 14/26°C