Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të Lartë (A) atmosferik me qendër kryesore në ishujt Britanikë e cila po influencon mot të kthjellët në vendin tonë .
Moti do të jetë me kthjellime në zonat e ulëta dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri (N) me shpejtësi 10 -20m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 lartësi vale 1,0 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të qëndrueshme.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 5/20°C
Zonat e ulëta 10/27°C