Moti për nesër, 18 tetor 2019

Moti

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik (A) të pozicionuar në Europën Verilindore e cila po mban temperatura të larta në vendin tonë .

Ditën e nesërme  moti do të vijojë kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat me rritje të lehtë në mesditë.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore 8/24°C
Zonat e ulëta 10/29°C
Zonat bregdetare 16/28°C