Moti për nesër, 11 nëntor 2019

Moti

Nesër moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me reshje të pakëta dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 3/16°C
Zonat e ulëta 4/21°C
Zonat bregdetare 11/22°C