Vijon ndikimi i masave ajrore nga jugu i detit Mesdhe dhe veriu i Afrikës duke bërë që vendi jonë të mbetet me kthjellime dhe temperatura të larta deri në fundjavë. Edhe gjatë ditës së shtunë vendi po dominohet nga masat ajrore të nxehta. Dita do të nisë me mot të kthjellët e gradualisht gjatë mesditës, vranësirat do të marrin zhvillim, përgjatë zonave malore. Temperaturat e ajrit, duke filluar që ditën e enjte rriten gradualisht duke bërë që në fundjavë të ngjiten mbi 38°C.