Moti nesër parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët. Gjithashtu do të ketë vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare në mesditë përgjatë relieveve malore dhe kodrinore në lindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje 1-8 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
