Moti për ditën e shtunë, 9 maj 2020

Moti

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në orët e pasdites. Prej orëve të mbrëmjes parashikohet shtim vranësirash në të gjithë territorin, deri në të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në orët e vona të mbrëmjes do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri edhe mesatar, në formë shtrëngatash në Veriperëndim.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Juglindje 1-10 m/sek. Prej orëve të pasdites era fiton intensitet deri në 20 m/s përgjatë vijës bregdetare erë intensive dhe me rrahje. Valëzimi i forcës 2-4 ballë.