Moti për ditën e shtunë, 8 janar 2022

Moti

Moti parashikohet kryesisht i vranët. Do ketë reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe mesatar.

Në pjesën veriore dhe pjesërisht në qendër në orët e para të mëngjesit deri në mesditë do ketë reshje me intensitet të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje do ketë reshje dëbore në lartësitë mbi 300-400 metër. Do ketë gjithashtu prezencë mjegulle të dendur në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Jug – Jugperëndim  me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore do ketë shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.