Moti për ditën e shtunë, 8 gusht 2020

Moti

Rajoni i Detit Mesdhe, Evropa Qendrore dhe Evropa Veriore paraqitet me mot të kthjellët . Ndërsa ndikimi i motit të vranët dhe rrebeshe shiu vijon në Evropën Verilindore dhe atë Lindore.

Deri në orët e pasdites moti mbetet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë Shqipërinë por në verilindje dhe juglindje shfaqen vranësira kalimtare. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.