Moti për ditën e shtunë, 5 shtator 2020

Moti

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe masave ajrore me veti fizike të ndryshueshme.

Moti do të nisë me kthjellime gradualisht dhe në mesditë deri në pasdite vranësirat do të marrin zhvillim, ndërsa në mbrëmje do të vijnë në pakësim në pjesën qendrore dhe jugore.

Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht zonat malore veriore dhe lindore. Në formë të izoluar në këto zona, reshjet parashikohen të marrin karakter shtrëngatash në orët e nxehta të ditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Lindje-Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare. Valëzimi në dete, i forcës 2-3 ballë.