Moti për ditën e shtunë, 5 shkurt 2022

Moti

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të nisë me vranësira e prej mesditës më tepër kthjellime.

Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina veçanërisht në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje me shpejtësi 1-9 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 me lartësi vale 0.5-1.0 m.