Dita e shtunë datë 31 Gusht moti do të mbetet i nxehtë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira kalimtare të pakta deri në mesatare në zonat malore dhe ato pranë tyre ku nuk përjashtohet në mesdite shi i izoluar. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 16/31°C
Zonat e ulëta 19/35°C
Zonat bregdetare 21/34°C