Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në qarqet e veriut e të qendrës.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, me përjashtim të pjesës veriore të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave të përkohshme.
Era do të fryjë me drejtim juglindje- jugperëndim 1-10 m/sek, përgjatë brigjeve të detit Jon me shpejtësi deri në 15 m/sek me rrahje, e pasuar nga një valëzim i forcës 1-3 ballë.