Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë orëve të paradites në zonën e ultësirës perëndimore.
Në zonat kodrinore dhe malore në lindje dhe në zonën e jugut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash. Në zonën e juglindjes në orët e mesditës do ketë reshje dëbore.
Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim Verilindje –Juglindje 1-15m/sek duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.