Moti për ditën e shtunë, 3 nëntor 2018!

Moti

3.11m
Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm duke bërë qe pjesa më e madhe e Shqipërisë të dominohet nga moti i kthjellët ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do të ketë në zonat Veriore. Pasditja dhe orët e mbrëmjes mbeten me kthjellime në Ultësirën Perëndimore por vranësirat bëhen të dukshme në veri-verilindje duke rrezikuar shira të izoluar në këto rajone. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat e mëngjesit. Por pritet rënie e lehtë e temperaturave në orët e mesditës duke bërë që maksimumi të ngjitet deri në 27- 28°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.