Moti për ditën e shtunë, 29 shkurt 2020

Moti

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta të cilat sjellin reshje të pakta dëbore, në pjesën më të madhe të vendit POR kryesisht në Qendër – Jug.

Pasditja sjell përmirësim gradual të motit duke shtuar kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesnatës.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit, rënie që vijon edhe gjatë mesditës, më e ndjeshme në Qendër dhe Jug të territorit.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 3 ballë.