Moti për ditën e shtunë, 27 tetor 2018!

Moti

27 ot

Orët e paradites, do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në mesditë fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm në veri dhe zonat veriperëndimore. Pjesa e dytë e ditës, vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Qender dhe zonat Jugore. Me vranësira dhe shira te përkohshëm mbeten Veriu dhe zonat Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit rriten sërish gjatë mëngjesit por një tjetër rritje me 1-2°C pritet në orët mesditës duke ngjitur maksimumin në 27°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e forte në det, duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në det gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.