Moti për ditën e shtunë, 25 prill 2020

Moti

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe zhvillime vranësirash, kryesisht në mesditë e pasdite.

Pasdite përgjatë gjithë relievit malor në juglindje përkohësisht në orët me temperatura më të larta reshjet do të bëhen të pranishme dhe në formën e shtrëngatave.

Mundësi për breshër të izoluar.

Era do të fryjë juglindje-jugperëndim hera-herës mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë vijës bregdetare, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.