Moti për ditën e shtunë, 25 dhjetor 2021

Moti

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Do ketë reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes. Në mbrëmje reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar edhe në zonën qendrore të vendit,  pjesën tjetër përsëri do të vijojnë me reshje me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitoj shpejtësi deri në 18m/sek.