Moti për ditën e shtunë, 24 nëntor 2018!

Moti

24ntmt
Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësira të herë pas-hershme. Më të dendura vranësirat paraqiten në ekstremin verior dhe rajonin perëndimor. Pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar shira ne dy ekstremet veri – jug. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por konstante do te qëndrojnë vlerat maksimale ditore duke u luhatur nga 1°C mëngjesi në zonat malore deri në 20 °C mesdita në bregdet. Era do fryjë mesatare në tokë deri dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në det gjenerohet në det dallgëzim 3 ballë.