Ditën e sotme moti parashikohet kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare.
Vranësirat do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.
Temperaturat e ajrit do të MBETEN konstante në mengjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 18°C deri në 39°C
Era do të jetë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herë përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 15m/s.