Moti parashikohet i vranët me intervale të herë pas hershme dhe të shkurtra kthjellimi.
Parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar dhe në formën e shtrëngatave, në zonën e jugut dhe atë të veriut. Në zonën e Alpeve, parashikohen reshje të dendura dëbore.
Do të ketë mjegull e mjegullinë lokale nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore parashikohet era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrin deri në 15-20m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 4 ballë me lartësi vale 1.2-2.5m.