Moti për ditën e shtunë, 20 shkurt 2021

Moti

Moti parashikohet i vranët deri në mesditë ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të dominoje kthjellimi.

Do të jenë prezente reshjet e shiut dhe do të përfshijnë të gjithë vendin deri ne mesdite. Në pjesën e dytë të ditës deri në pasdite do të ketë reshje shiu në jug dhe borë në zonat malore. Më tej do të ndërpriten. Intensiteti i reshjeve parashikohet i ulët dhe mesatar. Në jugperëndim të vendit reshjet do të marrin karakter rrebeshësh me shkarkesa elektrike. Në zonat malore mbi 800 metër reshje dëbore.