Alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura paraqiten në zonat Veriore dhe Juglindore të vendit.Për pasojë do të gjenerohen reshje të pakta e afat-shkurtra shiu e dëbore.Pasditja dhe nata sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish lehtë në të dy vlerat duke u luhatur nga 0°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.