Moti për ditën e shtunë, 19 shtator 2020

Moti

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezent që në orët e para të ditës në Veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë fillimisht me intensitet të ulët, në pjesën e dytë të ditës reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar hera-herës edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga Veriperëndimi deri në 15 m/sek kryesisht përgjatë bregdetit. Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.