Moti për ditën e shtunë, 19 janar 2019!

Moti

19mtjn
Vijon moti me vranësira dhe reshje shiu e dëbore gjatë paradites në të gjithë territorin. Pasditja sjellë ndërprerje të reshjeve për tu ri-kthyer sërish në mbrëmje dhe gjatë natës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -4°C deri në 14°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.