Moti për ditën e nesërme parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës e zhvillim të vranësirave kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Parashikohen reshje shiu në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore ndërsa do të ketë shtrëngata të izoluara.
Për shkak të paqëndrueshmërisë, parashikohet mjegull dhe mjegullinë lokale.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim 1-10 m/sek. Në bregdet deri në 15 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3.