Moti për ditën e shtunë, 15 Shkurt 2020

Moti

Moti për ditën e nesërme parashikohet i kthjellët me vranësira të cilat në Verilindje, Lindje dhe Juglindje do të jenë të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në Verilindje në lartësinë mbi 300 metra dhe në Juglindje në lartësitë mbi 800 metra parashikohen reshje bore në intensitet të ulët.

Mjegulla e mjegullina do të bëhen të pranishme në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore dhe zonat malore për shkak të temperaturave në vlerat negative.

Era do të fryjë nga kuadranti i Veriut me shpejtësi 1-10 m/sek. Përkohësisht në vijën bregdetare era do të fitojë shpejtësi deri 20 m/sek duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3.