Moti ditën e nesërme parashikohet kryesisht i vranët në të gjithë territorin.
Reshje shiu pritet të riaktivizohen pas orës 06:00 fillimisht me intensitet të dobët e në mesditë e pasdite reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.
Reshjet do të jenë të herëpashershme dhe gjatë gjithë ditës. Në lartësitë mbi 300-400 metra në verilindje-lindje e në lartësinë mbi 500-600 jug-juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet deri mesatar.
Në mbrëmje reshjet e shiut dhe të borës ndërpriten në të gjithë territorin.
Era do të fryjë nga kuadranti i Jugut me shpejtësi 2-15 m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.