Moti për ditën e shtunë, 11 Janar 2020

Moti

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, më të dendura vranësirat paraqiten në zonat qendrore dhe veriore duke gjenerurar reshje shiu e dëbore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes dhe  mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -7°C deri në 11°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.