Moti për ditën e shtunë, 07 shtator 2019

Moti

Dita e shtunë datë 07 Shtator moti do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare në zonat malore ku do të pasohen nga rreshje shiu në mesditë të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet Jon. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore 12/26°C
Zonat e ulëta 12/31°C
Zonat bregdetare 14/30°C