Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të kalimtare prej orëve të mesditës në zonën e qendrës dhe atë të veriut. Prej orëve të vona të darkës në zonën e veriperëndimit priten reshje shiu me intensitet të ulët.
Mjegull dhe mjegullinë prej orëve të pasdites, kryesisht në juglindje përgjatë luginave të lumenjve.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi deri 1-10 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë.