Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira të dendura të shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar.
Hera herës reshjet në kohë afatshkurtër fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve do ketë reshje të dendura dëbore dhe në verilindje reshjet e dendura të dëborës në lartësitë mbi 300-400 metër. Do ketë mjegull e dendur në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 18-20m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-4 ballë.