Moti për ditën e premte, 5 qershor 2020

Moti

Moti parashikohet me kthjellime dhe prej orëve të mesditës do të ketë shtim vranësirash deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore dhe kodrinore.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Gjithashtu parashikohet breshër i izoluar në orët e mesditës. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi i forcës 0-1 me lartësi vale 0.3-0.8 metër.