Moti për ditën e premte, 4 shtator 2020

Moti

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të nisë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim, ndërsa në mbrëmje do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht zonat në Jug, Lindje dhe në Alpe. Në formë të izoluar në këto zona reshjet parashikohen të marrin karakter shtrëngatash në orët e nxehta të ditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim e lehtë, e përkohësisht mesatare, ndërsa në orët e mëngjesit, në bregdetin Veriperëndimor e vrullshme dhe me rrahje. Valëzimi në dete, i forcës 3-4 ballë.