Moti për ditën e premte parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.
Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do ketë prezencë mjegullinës lokale.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-5m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.