Moti për ditën e premte, 3 dhjetor 2021

Moti

Ditën e nesërme parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në veriperëndim dhe në jug të vendit reshjet do fitojnë intensitet deri mesatar.

Në lartësitë mbi 1300 metra në veri-verilindje do ketë reshje bore. Në juglindje në lartësitë mbi 1600 metra në orët e pasdites reshjet do të konvertohen në reshje bore.

Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Lindje me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi në bregdet dhe lugina deri në 12-18m/sek. Përgjatë vijës bregdetare jugore, në qarkun Vlorë do ketë stuhi ere e cila do arrijë shpejtësinë deri në 25-30m/sek .