Moti për ditën e premte, 29 tetor 2021

Moti

Moti nesër parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Në orët e mëngjesit të ditës do të ketë prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.  Reshje shiu të karakterit lokal do jenë prezente në zonën jugperëndimore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga Veriperëndimi 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.