Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Në pjesën qendrore dhe veriore reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët. Prej mesditës reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Në alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – perëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatar duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.