Moti për ditën e premte, 28 dhjetor 2018!

Moti

28dhjmt
Vijon ndikimi i masave ajrore me origjinë verilindore duke bërë që pjesa me e madhe e territorit të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes. Por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga -4 °C deri në 14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.