Moti për ditën e nesërme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Parashikohet që reshjet e shiut me intensitet të ulet, të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në pjesën bregdetare e për t’u shtrirë më pas në pjesën jugore me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatës.
Në Alpe parashikohen reshje të dobëta bore dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë nga Veriu dhe Veriperëndimi me shpejtësi 2-12 m/sek, erë me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-25 m/s përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4.