Moti për ditën e premte, 26 tetor 2018!

Moti

mot 26

Vijon dominimi i kthjellime dhe vranësirave të lehta në Veri dhe zonat Qendrore. Por vranësira më të shpeshta do të ketë ekstremi Jugor i vendit. Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Veri dhe zonat Lindore ndërsa në Jug dhe Qendër mbeten dominante kthjellimet. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish gjatë mëngjesit dhe mesditës, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore duke shënuar maksimalisht 27°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det gjenerohet dallgëzimi i ulët.