Moti për ditën e nesërme parashikohet me kthjellime në mëngjes dhe dendësim të vranësirave në mesditë dhe pasdite. Në vend do të qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 1-14m/sek e vrullshme në bregdet në mesditë. Deti parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-1.8 metra.