Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën veriperëndimore dhe pjesërisht në atë qendrore. Reshjet do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri në orët e mëngjesit, më pas do të ndërpriten.
Mjegull/mjegullinë lokale në orët e para të ditës.
Era do të vijojë nga kuadrati i Jugut 2-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/s duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.