Moti për ditën e premte, 23 korrik 2021

Moti

Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që në pjesën më të madhe të territorit të kemi dominim të kthjellimeve. Por në orët e mesditës dhe pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme në zonat malore duke sjell rrebeshe të karakterit lokal në verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat nga 18°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.