Moti për ditën e premte, 21 janar 2022

Moti

Moti parashikohet i vranët me intervale të shkurtra dhe kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në jug të vendit. Në lartësitë mbi 1500 m parashikohen reshje të dobëta bore dhe mjegull e mjegullinë lokale për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim 1-8m/sek.

Përkohësisht era në shtim në bregdet deri 15m/sek. Valëzim do të jetë i forcës 4 ballë me lartësi vale 1.2-2.5m. Parashikohet që deti do të jetë në forcim gradual prej orëve të mesditës.