Moti ditën e nesërme parashikohet i kthjellët. Në mesditë e pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohen reshje shiu të karakterit lokal në mesditë e pasdite në intervale të shkurtra kohore, të cilat do të jenë me intesitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare era deri në 15 m/s.