Moti për ditën e nesërme parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Në mbrëmje, vranësirat vijnë në shtim deri në të dendura në pjesën më të madhe të vendit.
Përgjatë luginave do të ketë mjegull në orët e para të mëngjesit.
Në bregdetin jugor dhe në pjesën veriore do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët gjatë mbrëmjes.
Era do të fryje në drejtim juglindje – jug me shpejtësi 1 – 8 m/s ndërsa në bregdet era do të jetë e vrullshme dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare deri në 18 m/s.