Dita do të sjellë ndryshim të kushteve atmosferike. Orët me diell do të mbizotërojnë në të gjithë territorin. Në orët e mëngjesit do të ketë prezencë të mjegullës së dendur, kryesisht nëpër lugina.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/s.
Ajo që vlen për t’u theksuar janë temperaturat në vlerat minimale të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku pothuajse i gjithë vendi do të jetë në vlera negative.