Moti për ditën e premte, 19 qershor 2020

Moti

Masat ajrore relativisht të paqëndrueshme që kanë përfshirë vendin në këtë javë sollën një rënie të lehtë të temperaturave në të dyja ekstremet.

Moti parashikohet i kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë e pasdite. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave në intervale të shkurtra kohore, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Temperaturat nuk pritet të kenë luhatje të ndjeshme.